Autoritetet në Kolorado e shpëtuan një këlysh ariu pasi kishte ngelur i bllokuar në një gardh me tela.
Upi ka shkruar se zyrtarët për kujdesin ndaj kafshëve dolën në zonën Evergreen ku panë një ari që i kishte ngecur këmba në pamundësi për të lëvizur. Ata së pari e qetësuan, e më pas u afruan për ta shpëtuar.

Kafsha u trajtua, e më pas u lirua për në habitatin e saj.
Kolorado është zonë ku jetojnë arinjtë dhe kafshët e egra, e me theks të veçantë të arinjve. Zonat malore thuhet se janë të mbushura me arinj, e kjo është dëshmuar nga shumë turistë që ndër vite i kanë vizituar lartësitë.