Kuriozitet

“Shtëpia me histori të frikshme” që bart sekrete nga 1870-a

Shtëpia e çuditshme në Skoci

Një shtëpi me formë më ndryshe se ato pranë saj ka bërë që një lagje në Skoci të jetë shumë e vizituar.

Shtëpia në lagjen e vjetër është e vogël dhe ka një derë të ngushtë, e rreth është e pushtuar nga barishte, por historia e saj nuk përfundon këtu, ka shkruar Mirror.

Shtëpia është ndërtuar në 1870-n dhe dikur shërbente si hapësirë qëndrimi për të moshuarit dhe të varfrit, e dikur u shndërrua në një depo të madhe për dokumente të vjetra.

Ndërtesa ka numrin 144 në hyrje dhe kjo s'ka ndërruar prej atëherë. Shumë persona mblidhen aty, pasi një historian që shtëpinë e ka përballë ka rrëfyer mbi thashethemet e qarkulluar me vite. Sipas historianit Mike Ashworth, shtëpia përdorej edhe si zyrë për ruajtjen e dokumenteve të lindjeve dhe të vdekjeve.

“Në shumë raste shihje njerëz jashtë shtëpizës së vjetër, të hutuar...Shpesh ata merrnin dokumente të lindjes dhe të vdekjes që tregonin për banorët që kishin jetuar në lagje. Shfrytëzohej si hapësirë për regjistrim të certifikatave. I tillë ishte reputacioni i saj”, është shprehur ai.

Shtëpia bart edhe histori më të frikshme. Aty pranë gjatë ndërtimit të një ndërtese thuhet se kishte humbur jetën një person gjatë punimeve.

Ajo nuk është aktualisht e banueshme.