Një burrë fatlum në Michigan ka fituar lotarinë prej 200.000 dollarësh në një lotari.
Ai ka thënë se biletën që e bëri fitues të këtij çmimi e kishte blerë gjatë kohës sa po shkonte të hante hamburger në “Chatterbox Bar & Grill”.
“Unë shkoj në Chatterbox çdo javë për ‘natën e hamburgerit’ dhe gjithmonë blej disa bileta rrugës për atje”, tha lojtari.
Ai ka thënë se njëherë kishte menduar se do t’i fitonte vetëm 4 dollarë.
“Por, kur doli shuma totale e çmimit, u habita shumë”, ka thënë ai.
Burri tha se planifikon t'i përdorë fitimet e tij për të paguar faturat, për të bërë një pagesë paraprake për një shtëpi të re dhe për të kursyer për pension.