Kuriozitet

Shkencëtarët mund të kenë zgjidhur misterin pas piramidave të Egjiptit

Piramida

Shkencëtarët besojnë se mund të kenë zbërthyer misterin se si 31 piramidat, përfshirë kompleksin e famshëm Giza, janë ndërtuar në Egjipt më shumë se 4,000 vjet më parë. 

Një ekip kërkimor nga Universiteti i Karolinës së Veriut ka zbuluar se piramidat ka gjasa se janë ndërtuar përgjatë një dege të lashtë të lumit Nil – e cila tani është fshehur nën shkretëtirë dhe tokën bujqësore. 

Për shumë vjet, arkeologët kanë menduar se egjiptianët e vjetër mund të kenë përdorur një rrugë ujore pranë për të transportuar materiale si blloqet e gurit për të ndërtuar piramidat. 

Por deri tani, “askush nuk ka qenë i sigurt për lokacionin, formën dhe madhësinë e kësaj rruge ujore deri te zona e piramidave”, sipas një prej autorëve të studimit, Eman Ghoneim. 

Ekipi gjeti se dega e lumit – i emëruar dega Ahramat – ishte 64 kilometra i gjatë dhe mes 200-700 metra i gjerë, raportoi BBC. 

Dhe kufizohej me 31 piramida të cilat u ndërtuan midis 4700-3700 vjet më parë. 

Ekipi ka shpjeguar se egjiptianët e lashtë mund të kenë përdorur energjinë e lumit për të bartur blloqet e rënda, në vend të njerëzve. 

LEXO EDHE: