Kuriozitet

Shitet qeni më i shtrenjtë në botë

Qeni

Qeni më i shtrenjtë në botë është shitur për 5.7 milionë dollarë.

Ky qen është kryqëzim mes ujkut dhe një qen bariu kaukazian, ka shkruar New York Post.

Qeni i quajtur Cadabomb Okami u shpall njëherit si qeni më i rrallë në botë.

Ky qen ekstravagant ka lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), është vetëm tetë muajsh dhe peshon rreth 75 kilogramë. Ekspertët thanë se qeni është racë mbrojtëse dhe ka instinkte inteligjente.

Ai u ble nga një indian, i cili tha se është shumë i dhënë pas qenve.