Kuriozitet

Shitet ora e milionerit që humbi jetën në Titanik

John Jacob Astor - Titaniku

Një orë xhepi prej ari që iu gjet njeriut më të pasur në Titanik është shitur për 1.2 milionë funte. TheGuardian ka shkruar se ora u shit në vikend një koleksionisti privat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për shumën më të lartë ndonjëherë të relikteve.

Pronari i parë i orës, John Jacob Astor, ishte futur në anijen e famshme së bashku me orën, e kur anija u përmbyt, trupi i biznesmenit u gjet diku në Oqenanin Atlatnik me orën në xhep.

Astor njihej si personi më i pasur në atë anije dhe u tha se për herë të fundit ishte parë duke folur me një pasagjer.

Në orën 23:40, më 14 prill 1912, Titaniku kishte goditur një ajsbers dhe ishte zhytur pasi disa orësh në ujë.

1.517 persona kanë vdekur nga kjo tragjedi.