Një burrë shënoi rekord botëror për kohën më të shpejtë të prerjes së ananasit.
Amerikanit Rich Ellenson iu njoh rekordi, pasi arriti që për 17.85 sekonda të printe në feta një ananas, duke e “shkelur” rekordin e mëparshëm, që ishte shënuar për 27.07 sekonda.
“Unë e dua ananasin. Është fruta i preferuar. Çdo fundjavë i blej tre dhe ha çdo ditë”, ka thënë Rich Ellenson.
Libri i Rekordeve Guinness ka publikuar momentin kur u thye rekordi.