Kuriozitet

Rrëzohet kamioni që bartte domate, bllokon rrugën në SHBA

Domate

Një kamion që po transportonte domate në Kaliforni u përmbys në mes të rrugës, duke e bllokuar autostradën për disa orë.

Upi ka shkruar se zyrtarët e Kalifornisë dolën në vendin e ngjarjes pasi pranuar informatën për incidentin.

Kamioni humbi kontrollin dhe u përmbys në anën e majtë të rrugës, duke bërë që të gjitha domatet të derdheshin. Perimet po dërgoheshin në një fabrikë për prodhimin e salcës së domates, derisa rruga u hap pas disa orësh.

Shoferi i kamionit nuk ka pësuar lëndime.