Kuriozitet

Rikthehet në bibliotekë një libër që u mor 113 vjet më parë

Rikthehet në bibliotekë një libër që u mor 113 vjet më parë

Një libër i huazuar nga një bibliotekë shkolle që para Luftës së Parë Botërore më në fund është rikthyer.

Libri u gjet nga një burrë në Uells dhe ndjeu se duhet t’ia kthente shkollës.

Brenda librit shkruante emri “Leonard Ewbank” bashkë me datën kur ishte marrë libri: 25 shtator 1911. Ewbank, i lindur më 1893, ishte nxënës në shkollën “St Bees” mes viteve 1902-1911.

Të dhënat kanë treguar se pavarësisht se kishte shikim të dobët, ai ishte rekrutuar më 1915 për të luftuar në Luftën e Parë. Ai u vra në betejë më 23 shkurt 1916 me një plumb në kokë.

Libri, i Lord Bajronit, nuk është i pari që rikthehet në bibliotekë pas një kohe të gjatë, por mund të jetë nga librat që ka vonuar më së gjati të rikthehet në vendin e vet.