Shumë kompani në qytetin indian, Bengaluru, po ofrojnë ushqim falas e udhëtime me taksi për njerëzit që votojnë në zgjedhjet e përgjithshme të Indisë.
Bengaluru njihet si vend me dalje të ulët të votuesve gjatë zgjedhjeve.
Kështu që, hotelet, shërbimet e taksive dhe firma të tjera kanë lajmëruar iniciativa për të inkurajuar njerëzit të votojnë, shkroi BBC.
Aty përfshihen birrat falas e kontrolle shëndetësore falas po ashtu.
Në disa prej lokaleve të ushqimit, konsumatorët duhet ta tregojnë shenjën në gisht që dëshmon se kanë votuar.
Qyteti do të votojë të premten në fazën e dytë të zgjedhjeve shtatëditore.
Në zgjedhjet e fundit në vitin 2019, qyteti kishte regjistruar përqindjen më të ulët të votuesve ndonjëherë.