Kuriozitet

“Qyteti i vdekur” në SHBA që u braktis nga mijëra banorë

Sierra Nevada - Kaliforni

Zona malore Sierra Nevada në Kaliforni të SHBA-së ka një pamje të frikshme në shikim të parë pasi shumica e ndërtesave janë të pabanuara.

Aty thuhet se dikur jetonin rreth 100.000 njerëz, por ai u la i zbrazët për shkak se lokacioni nuk konsiderohej i favorshëm, ndonëse dikur ishte zonë e nxjerrjes së arit. Mirror ka shkruar se tregimet vendase thonë se katër persona në 1859-n kishin shkuar për të gjetur ari, por njëri prej tyre u ngri nga i ftohti dhe humbi jetën.

Zona ka plot shpella të pa eksploruara, ndonëse çdo vit turistë të shumtë vizitojnë zonën.

Shtëpitë, banesat dhe ndërtesat e shumta janë të zbrazura, të lëna me enë, dollapë, dyshekë nga dikur vendasit.

Edhe dyqanet që dikur shërbenin për tregti janë lënë krejtësisht të mbushura, por të pashfrytëzueshme.