Kuriozitet

Qytetet “më të mençura” në Evropë

Paris

Se çka ka i bënë qytetet "të mençura" janë disa faktorë të cilët i ka renditur ProptechOS

Kompania e teknologjisë “ProptechOS” ka publikuar “Indeksin e ri të Qyteteve të Mençura” për vitin 2024, i krijuar pas hulumtimeve dhe analizave të disa faktorëve. Parisi është në krye të listës, shkruan DailyMail.

Teknologjia inovative e gjelbër, transporti publik efikas, mundësi të mëdha punësimi, qasja në Wi-Fi, numri i aeroporteve, i pemëve dhe vendeve të punës në teknologji – janë disa prej analizave që i kanë paraprirë listës.

Kryeqyteti francez, Parisi, mori 91.8 nga 100 pikë të mundshme në infrastrukturë dhe 89.1 në tregun e teknologjisë së punës, ndërsa pati vetëm 51.4 në infrastrukturën e gjelbër - me rezultat të përgjithshëm prej 76.4.

Parisi kaloi Londrën - fituesja e vitit 2023. Londra, e cila ra në vendin e dytë me rezultat të përgjithshëm prej 73.1 pikë, pati rezultat më të mirë në infrastrukturën e gjelbër me 63 pikë. Vendi i tretë shkoi për Amsterdamin me total prej 72.8 pikëve, por me 75.4 në infrastrukturën e gjelbër, më i larti në listë. Berlini ishte i katërti me 69, dhe Madridi i pesti me rezultat total prej 68.5.

Lista e 10 qyteteve më të zgjuara në Evropë përbëhet nga:

1. Parisi

2. Londra

3. Amsterdami

4. Berlini

5. Madridi

6. Lisbona

7. Stokholmi

8. Luksemburgu

9. Dublini

10. Kopenhagen

LEXO EDHE: