Kuriozitet

Pronari merr kamerën tetë muaj pasi i humbi

Kamera

Një kamerë e humbur në brigjet e Victorias në Kanada u gjet nga një zhytës, tetë muaj më vonë dhe iu kthye pronarit të saj. Ken Kieley tha se ai dhe bashkëshortja po zhyteshin kur gjetën kamerën GoPro, 30 metra nën sipërfaqen e ujit.

Ai njoftoi se brendia e kamerës ishte e paprekur dhe pati shumë video të ngarkuara.

Kieley tha se ka publikuar pamje të kamerës në rrjete sociale, duke çuar në gjetjen e pronarit të saj.

Si përfundim, një burrë doli se ishte pronari i kamerës. Ai tha se është e jashtëzakonshme si iu kthye ajo, pasi i kishte humbur shpresat.