Kuriozitet

Policia zvicerane shpëton dy qen që u kidnapuan për një shpërblim 1 milion franga

qenusha Bolonka

Foto: iStock

Policia zvicerane ka zgjidhur një rast kidnapimi që përfshinte dy qen dhe një kërkesë për shpërblim prej 1 milionë frangash.

Policia ka thënë se dy qentë ishin vjedhur nga shtëpia e një 59-vjeçari në Schlieren afër Cyrihut javën e kaluar, kur pronari i tyre nuk ishte aty.

Kur burri u kthye, qentë s’ishin dhe gjeti një letër me kërkesën për para nëse donte t’i liroheshin qentë, shkroi AP.

Në vend se të paguante, burri thirri policinë.

Policët arrestuan një norvegjez 30 vjeç në Aeroportin e Cyrihut, pasi thanë se ai besohet të ketë qenë i përfshirë në vjedhje.

Gjatë hetimit dhe bashkëpunimit evropian, policia në Poloni më pas arrestoi një 38-vjeçar dhe zbuloi qentë e kidnapuar të cilët ia kthyen pronarit.