Kuriozitet

Parfumet unike që krijohen nga algoritmet e inteligjencës artificiale

Parfumet individuale të krijuara me Intelegjence artificiale

A mundet një algoritëm ta parashikojë se çfarë parfumi dëshironi të përdorni? Një kompani mendon se testi i saj i personalitetit mund ta bëjë këtë duke gjeneruar parfume unike për të gjithë.

Kompania “Scentronix”, ka synim të krijojë parfume që janë po aq individuale sa edhe personi që i përdor ato.

Aromat nuk krijohen nga zhvilluesit e produkteve nga një markë e madhe dhe e njohur, por nga vetë përdoruesi i parfumit - me pak ndihmë nga disa algoritme nga inteligjenca artificiale.

Secili prej cilindrave të mëdhenj të varur mbi rripin transportues të makinës që e prodhon, mban një lëng aromatik, i cili do të rrjedhë në shishet e qelqit për të krijuar produktin e përfunduar.

Dhe ka një numër mbresëlënës permutacionesh në dispozicion.

Anahita Mekanik, bashkëthemeluese dhe drejtuese e dizajnit të aromave në "Scentronix", tregon se si funksionon makina.

“Pra, në këtë version të makinës ju mund të keni mbi 500 miliardë mundësi. Sigurisht, nuk keni nevojë për aq shumë, por çdo formulë është unike, kështu që nuk ka përsëritje. Tani, kjo mund të nënkuptojë gjithashtu se disa formula do të jenë brenda të njëjtës hapësirë, por gjithçka e krijuar është unike”.

Algoritmet marrin përgjigjet tuaja dhe i kombinojnë ato me njohuritë e vendosura në parfume për të krijuar formulat unike.

Por kjo ka të bëjë më pak nëse doni një aromë agrume apo drurë dhe më shumë për atë se kush jeni ju si person.

Cila ngjyrë ju përfaqëson më mirë? A e konsideroni veten një person që mendon shumë apo jeni më i lirë në mendime?

Këto pyetje nuk duken të lidhura ngushtë me atë që dëshironi të nuhasni, por Mekanik thotë se ka një ide të madhe pas tyre.

Këtu në shfaqjen “Vivatech” në Paris, përdoruesit që plotësojnë pyetësorin marrin një kod.

Numrat zhbllokojnë tri formula që kanë krijuar algoritmet.

Më pas makina rrotullohet dhe shishja e parë shkon drejt rripit transportues për të filluar mbledhjen e kombinimit unik të përbërësve të parfumit.

Algoritmet na kanë mësuar me kalimin e kohës se çfarë ka erë të mirë dhe çfarë jo.

Pra, parfumet finale nuk përfshijnë ndonjë erë të keqe.

Por ju kurrë nuk e dini plotësisht se si algoritmi do ta përpunojë pyetësorin tuaj.

"Scentronix" është me bazë në Holandë dhe gjithashtu ka makina në Londër, Dubai dhe Vjenë.