Pamjet e një oktapodi hipur mbi një peshkaqen i kanë habitur studiuesit dhe entuziastët e gjallesave detare.
Studiuesit kapën në kamerë oktapodin portokalli Maori mbi kurrizin e një peshkaqeni të madh në Gjirin Hauraki të Zelandës së Re në dhjetor të vitit 2023.
Studiuesja Rochelle Constantine ishte konfuze në fillim se çfarë saktësisht po shihte, duke menduar se ajo në kokën e peshkaqenit ishte një plagë, shkroi Guardian.
Me pamje më të qarta me dron vërtetuan se në fakt ishte një oktapod mbi peshkaqenin.
“Një nga gjërat më të mira e të qenit studiuese detare është se asnjëherë nuk e di çka do të shohësh në det”, ka thënë Constantine.
VIDEO: