Një analizë e detajuar e një skanimi digjital me përmasa të mëdha të Titanikut ka zbuluar një pasqyrë të re mbi orët e fundit të anijes, pak para përmbysjes.
Analiza 3D tregon se anija u nda në dysh pasi preku ajsbergun në vitin 1912, ku 1500 njerëz humbën jetën në katastrofë. Skanimi ofron një pamje të re të dhomës ku nxehej uji, duke konfirmuar rrëfimet e dëshmitarëve okularë se inxhinierët punuan deri në fund për t'i mbajtur ndezur dritat e anijes, transmeton BBC.
Studimi tregon se anija u shpua anash me copa të madhësisë së letrës A4, duke çuar në shkatërrimin e ngadalshëm të anijes.

Në këtë studim u shfrytëzuan mbi 700.000 imazhe nga secili kënd i anijes, ku shfaqin shkatërrimin e anijes, derisa u tha se kontakti i parë me ajsbergun ishte “çelësi” për shkatërrimin e saj. Sipas studimit, Titaniku supozohej të ishte i pathyeshëm, i projektuar të qëndronte në det edhe nëse katër nga ndarjet e tij të papërshkrueshme nga uji të mbyteshin.

Por, kontakti me ajsbergun bëri që të pësonte çarje masive dhe të shumta. Një pjesë ende s'është studiuar për shkak të këndit që ka mbetur anija, duke e bërë të pamundur skanimin e plotë 3D.
Tragjedia njerëzore e Titanikut është ende shumë e dukshme.

Pasuritë personale të pasagjerëve janë të shpërndara në fund të detit, e skanimi po jep të dhëna të reja për atë natë të ftohtë të 1912-s, por ekspertëve po t'iu duhen vite për ta shqyrtuar secilin detaj të shkatërrimit.
Studiuesi Parks Stephenson ka thënë se ky skanim po hedh dritë mbi atë natë.
Anija e Titanikut ishte nisur nga porti i Southamptonit në Angli, më 10 prill, drejt New Yorkut në SHBA. Ajo u përplas me ajsbergun 600 kilometra në jug të Islandës së Newfoundland në Atlantikun e Veriut.