Një japonez që shpenzoi mijëra dollarë për t’u transformuar në qen ka thënë se ka ndryshuar mendje pasi kuptoi se ishte e vështirë të ecte si qen.
Toco shpenzoi 14,000 dollarë për një kostum qeni në vitin 2022 që të përmbushte fantazinë e jetës së tij për “t’u bërë kafshë”.
Ai priti 40 ditë derisa kostumi special u bë dhe më në fund të jetonte ëndrrën e tij. Por, tani ka zbuluar se sfida e të lëvizurit si qen e ka bërë të konsiderojë imitimin e kafshëve të tjera, shkroi DailyMail.
“Mundem realisht të bëhem si një tjetër qen, panda ose ari, apo dhelpër a mace, por ato janë shumë të vogla për njerëzit. Do doja të përmbushja ëndrrën time të bëhem një kafshë tjetër një ditë”, ka thënë ai.