Kuriozitet

Njeriu më i vjetër në botë zbuloi sekretin e jetëgjatësisë para vdekjes

Maria Branyas Morera

Maria Branyas Morera vdiq të martën, 20 gusht 2024, me titullin e njeriut më të moshuar në botë. Ajo kishte 117 vjeç.

E lindur në San Francisco, ajo që në moshë të vogël ishte zhvendosur me familjen në Spanjë.

Në një intervistë që pati dhënë ajo më herët, pati thënë se jetëgjatësinë e saj ia atribuon “rregullit, qetësisë, lidhjeve të mira me familjen dhe shoqërinë, kontaktit me natyrën, stabilitetit emocional, rehatisë, asnjë pendese, shumë pozitivitet dhe qëndrim larg njerëzve toksikë”.

“Mendoj se jetëgjatësia është të kesh fat. Fat dhe gjenetikë të mirë”, pati thënë ajo.