Kuriozitet

“Njerëz gjigantë e flokëkuq”, historia misterioze mbi studimin e shpellës

Arkeologjia

Arkeologët kanë qenë prej kohësh të hutuar rreth pretendimeve se një grup njerëzish gjigantë të gjatë deri në 10 metra, jetonin dikur në jugperëndim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kafka të mëdha njerëzore, mbetje sandalesh dhe gjurmë masive të duarve janë gjetur në gërmimet e kryera brenda një shpelle në Lovelock të Nevadas shekullin e kaluar, që ende vazhdojnë të zgjojnë kureshtjen e shkencëtarëve.

Pretendimet për këta gjigantë në formë njeriu e kanë origjinën nga amerikanët vendas, që sipas studimeve, rrjedhin nga një fis pushtuesish me flokë të kuqe, që luftuan ndaj grupeve lokale para se të mbeteshin në shpellë dhe të zhdukeshin. Këto studime po vijojnë edhe në ditët e sotme, e organizata lokale dhe njerëz të interesuar mbi arkeologjinë kanë iniciuar fondacione për t’i ndihmuar kërkimet.

Sipas arkeologëve, historia mund të përmbajë edhe ekzagjerim të fakteve apo edhe trillim të plotë, mirëpo, ka prova që pretenduesit mund t'i mbajë të inkurajuar. Gjithçka nis në vitin 1911 kur një çift minatorësh gjeti për herë të parë mbetjet gjigante.

Burri e gruaja po kërkonin jashtëqitje zogjsh apo të lakuriqëve të natës për t'i shfrytëzuar për plehërim të tokës, kur panë mbetjet. Studimet mbi këto gjetje kryhen që nga 1935-a, kur pretendohej se disa njerëz ishin deri në 10 metra të gjatë dhe kishin pamje të çuditshme.

“Një nga gjetjet më të mëdha ishte një skelet, i gjetur rreth 20 milje në jug të Lovelockut. Ishte një nga burrat gjigantë të një race të lashte që u zbulua në Nevadan Qendrore”, thuhet në biografinë e John Redit, inxhinier minierash që punonte në zonë.