Një mace me emrin Mittens, aksidentalisht ka fluturuar tri herë brenda 24-orësh nga Australia në Zelandë të Re, pasi ishte harruar brenda aeroplanit dhe kafazi i saj ishte injoruar nga stafi i aeroplanit, ka raportuar agjencia e lajmeve Associated Press.
Mittens, 8-vjeçare, ishte dashur të fluturojë në udhëtimin njëkahësh me familjen e saj nga Christchurch, Zelandë të Re për shtëpinë e tyre të re në Melbourne, Australi me 13 janar.
Pronarja Margo Neas ka treguar se ajo kishte pritur që macja të shkarkohet nga pjesa për kafshë e aeroplanit, ajo ka theksuar se priti tri orë por se kjo nuk ndodhi.
Stafi i aeroportit i kishte treguar se aeroplani i saj ishte kthyer për Zelandë të Re me Mittens akoma në bord. Udhëtimi kthyes zgjatë rreth 7 orë e gjysmë në ajër.
Piloti i kompanisë Air New Zealand e mori vesh për “pasagjerin shtesë” gjatë fluturimi të kthimit, dhe kishte aktivizuar ngrohjen në pjesën e kafshëve në aeroplan. Kompania ka shtuar se kafazi i maces nuk ishte shkarkuar pasi një karrige e personave me nevoja të veçanta kishte bllokuar pamjen.
Air New Zealand ka pranuar të rimbursoj të gjitha kostot në lidhje me udhëtimet e Mittens dhe ka kërkuar falje për stresin e shkaktuar.