Një koleksionist ndaloi shitjen e monedhave të tij për 100 vjet, kaq milionë u shit vetëm pjesa e parë sot
Pas vdekjes së manjatit danez më 1923, Lars Emil Bruun, testamenti i tij u lexua dhe përmbante një urdhër interesant: grumbulli i tij i monedhave, kartëmonedhave dhe medaljeve, të grumbulluara gjatë më shumë se gjashtë dekadave, duhet të mbahej si rezervë emergjente për koleksionin kombëtar të Danimarkës në rast se shkatërrohej ndonjëherë. Pas një shekulli, nëse gjithçka ishte në rregull, grumbulli i tij i vlefshëm mund të shitej për të përfituar pasardhësit e tij.
Të martën, më pak se një vit nga skadimi i kësaj porosie 100-vjeçare, grumbulli i parë i monedhave nga koleksioni personal i Bruunit prej 20,000 copash u vu në ankand në Kopenhagë. Pas gati tetë orësh, grupi i parë u shit për 14.82 milionë euro.
Do të duhen edhe disa shitje të tjera për të zbrazur arkat e Bruunit, por sapo të kompletohet do të jetë koleksioni më i shtrenjtë i monedhave ndërkombëtare shitur ndonjëherë, sipas shtëpisë së ankandeve “Stack’s Bowers”.
Se ku ka qenë koleksioni i Bruunit gjatë një shekulli është mister, lokacionin e tij e dinin pak veta. Bruun filloi të koleksiononte monedha si fëmijë në vitin 1859, kur xhaxhai i tij vdiq dhe e emëroi atë në mesin e të tjerëve që ua la monedhat e tij.