Kabosu, qeni prapa fytyrës së famshme të kriptovalutës “Dogecoin”, ka ngordhur pas 14 vjetësh fame në internet, ka njoftuar pronarja e saj.
Qeni japonez inspiroi shumë shaka online dhe u bë fytyrë kyçe e kriptovalutës së famshme.
Ajo vuante nga disa sëmundje dhe ngordhi më 24 maj.
“Qetësisht u shua teksa po flinte, në kohën kur kujdesesha për të”, ka shkruar Atsuko Sato në blogun e saj. “Mendoj se Kabo-chani ishte qeni më i lumtur në botë. Dhe unë pronarja më e lumtur”.

Kabosu ishte bërë e famshme më 2010 pas publikimit të një fotografie, që ishte bërë virale nga forumi online “Reddit”. Në foto, qeni shihej me putra të kryqëzuara.
Fotografia më vonë ishte kthyer në vepër arti digjitale (NFT) dhe u shit për 4 milionë dollarë. Fytyra e saj inspiroi “Dogecoinin”, që nisi si shaka mes dy inxhinierëve dhe tani është valuta e tetë më e madhe në botë, me treg kapital prej 23 miliardë dollarësh.
“Dogecoin” mbështetet nga figura të njohura botërore, e më i famshmi është Elon Musk, si personi më i pasur në botë.