Kuriozitet

Mjeshtri i shahut luajti për 60 orë, synon të thyejë rekordin botëror

Loja e Shahut

Mjeshtri nigerian i shahut që synon të thyejë rekordin botëror luajti për 60 orë rresht këtë lojë.

Tunde Onakoya luajti shah kundër kampionit amerikan Shawn Martinez, në një tavolinë të ngritur në Times Square në New York dhe të gjitha lojërat i fitoi.

Rekordi aktual botëror për maratonën më të gjatë të shahut është 56 orë e 9 minuta, e organizata e mbajtjes së rekordeve tani po e shqyrton rastin e Onakoyas për të verifikuar nëse ishte rekord.

Por, gara i tij nuk kaloi ka probleme.

“Kam pasur disa helmime nga ushqimi gjatë maratonës kështu që s'mund të haja asgjë tjetër. Vetëm ujë kam pirë”, ka thënë ai.