Një mëzat me bri të gjatë përfundoi në mes të autostradës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi arriti që të hapte derën e rimorkios ku po bartej. Upi ka shkruar se mëzati përfundoi në rrugë, e pastaj arriti të largohej duke iu sulur objekteve.
Disa qytetarë filmuan momentin kur mëzati i qëllonte me brirë dyert e disa prej objekteve, ka shkruar Upi.
Autoritetet e Pensilvanisë thanë se kafsha është lokalizuar më pas dhe i është dorëzuar pronarit.
“Me ndihmën e njerëzve të shumtë, arritëm ta fusnim në rimorkio”, thuhet në reagimin policor.