Kuriozitet

Mbi 100 rakunë rrethojnë shtëpinë e gruas që i kishte ushqyer me vite

rakun

Rreth 100 rakunë kanë rrethuar shtëpinë e një gruaje e cila i kishte ushqyer për disa vjet radhazi.

Gruaja u bllokua në shtëpinë e saj në Poulsbo, Washington, nga frika se kafshët mund të silleshin në mënyrë agresive ndaj saj. Ajo thirri policinë dhe u tha se rakunët ishin përreth shtëpisë së saj përditë që kur u shtuan gjashtë javë më parë.

“Disi fjala mori dhenë në tokën e rakunëve dhe ata të gjithë u shfaqën para shtëpisë së saj në pritje të ushqimit”, ka thënë Kevin McCarty, zëdhënës i policisë.

Policët janë tronditur kur panë numrin e madh të rakunëve rreth shtëpisë së gruas. Ata kanë publikuar edhe pamje që i tregojnë rakundët sikur ata ishin koordinuar të takoheshin aty, raportoi Guardian.

Këto kafshë mund të jenë edhe agresive dhe shpesh referohen si hajdutë mbeturinash, për shkak se ngjyrës përreth syve që i bën të duken si hajna, dhe zakonit të tyre për t’u futur në kosha plehrash.