Kuriozitet

Mbi 100 gjarpërinj helmues gjenden në një oborr shtëpie

gjarpra

Kerewaro ka thënë se ka qenë rekord gjetja e kaq shumë gjarpërinjve, pasi zakonisht kapen 5 deri 15 të tillë në ditë.

102 gjarpërinj helmues janë zbuluar në një grumbull balte në oborrin e një shtëpie në Sydney.

Cory Kerewaro, i cili merret me zvarranikët, ka thënë se ekipi i tij fillimisht u thirr për të shpëtuar “një grumbull” zvarranikësh pasi ishte raportuar se një kishte kafshuar një qen.

Kur ekipi i tij arriti zbuloi 40 gjarpërinj të zinj të mëdhenj dhe dhjetëra të tjerë të vegjël.

Gjarpërinjtë e zinj me barkun e kuq janë prej specieve helmuese më të zakonshme në Australi, por deri tash nuk kanë qenë shkak i vdekjes së ndonjë njeriu, shkroi BBC. 

Ata do të lëshohen në një park kombëtar, ku nuk ka lëvizje të njerëzve.  

Kerewaro ka thënë se ka qenë rekord gjetja e kaq shumë gjarpërinjve, pasi zakonisht kapen 5 deri 15 të tillë në ditë.

VIDEO: