Kuriozitet

Marrëdhënia me qenin më e mirë se me mikun e ngushtë, thotë studimi

Kiki

Qentë janë miqtë më të mirë të njeriut, e thonë studimet vazhdimisht.

Në një studim të fundit, pronarët e vlerësuan marrëdhënien e tyre me qentë si të kënaqshme ose shumë më të kënaqshme sesa marrëdhëniet e tyre më të afërta me njerëzit.

“Rezultatet tona treguan se kjo lidhje nuk e zëvendëson marrëdhënien njerëzore, por ofron diçka ndryshe, një kombinim i karakteristikave çfarë marrim nga ana njerëzore e rrethit tonë shoqëror”, ka thënë Borbala Turcsan, autore e studimit.

Studiuesit zbuluan se pronarët i vlerësuan qentë e tyre në shkallë më të lartë për shoqëri në krahasim me njerëzit e afërm, ndërkohë që thanë se përjetonin më pak gjëra negative me qenin sesa me fëmijën, partnerin, mikun, shkroi Guardian.

Megjithatë, kur u bë fjalë për mbështetje, dashuri e besueshmëri, partnerët ua kaluan qenve.