Kuriozitet

Lopa “çrregullon” komunikacionin në SHBA

Lopa në Oregon

Një lopë i ka “aktivizuar” autoritetet amerikane në Oregon pasi kishte arritur të largohej nga stalla dhe  të dilte në autostradë.

Upi ka shkruar se lopa kishte kaluar gardhin pesë metra të lartë dhe më pas ishte parë në hekurudhë pranë autostradës Interstate 84.

Autoritetet ishin njoftuar për lëvizjet e saja nga 1 janari, por krejt vonë arritën që ta ndalojnë.

Një ngasëse e makinës tha se u përball me lopën në rrugë, ku bëri që ta ndalonte ikjen e saj. Përfundimisht lopa u ngarkua në një rimorkio dhe u transportua te pronari i saj që u gjet.

Rastet e tilla nuk janë të pazakonta në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.