Një lepur i madh u shpëtua në autostradën e Kalifornisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), pasi thuhet se përfundoi në mes të rrugës.
Upi ka shkruar se lepuri me 11 kilogramë peshë u gjet nga ekipi i shpëtimit dhe u dërgua në një qendër për trajtim.
Ai më vonë u kuptua se quhet Bugs dhe i kishte disa lëndime në fytyrë.
Pronari i tij nuk u gjet, e ekipi tha se do të presë nëse do të lajmërohet dikush, ose në të kundërtën do t'i dhurohet dikujt.