Kuriozitet

Kërkohet ruajtja e kabinave “të shëmtuara” telefonike në Britani

Kërkohet ruajtja e kabinave “të shëmtuara” telefonike në Britani

Aktivistët po përpiqen të sigurojnë statusin për mbrojtje të kabinave telefonike të cilat kompania britanike e telekomunikimit, BT,  i kishte zëvendësuar pas mijëra kabinave të kuqe në vitet 1980.

Shoqata “Shekulli i Njëzetë” ka aplikuar për status për nga një kabinë në Angli, Skoci dhe Uells para se ato të largohen vitin e ardhshëm.

Kabinat prej xhami të përshkruara si “të shëmtuara” nga The Guardian ishin përdorur që nga viti 1985 duke zëvendësuar kabinat e famshme të kuqe.

Në atë kohë, kabinat ishin vlerësuar si më të mira, por më vonë BT kishte thënë se ato nuk pëlqeheshin nga publiku.

Shoqata kishte arritur me sukses në vitet 1980-90 të listonte 3,000 kabina të kuqe telefonike si të mbrojtura. Ndërsa, tash ka thënë se është koha të ruhen edhe disa ekzemplarë të kabinave të reja.

Ajo pohon se ruajtja masive e këtyre kabinave të njohura si “KX100” nuk do të ishte “kredibile as e dëshirueshme”, megjithatë ka aplikuar për tri prej tyre.

LEXO EDHE: