Kuriozitet

Katër veprimet që kurrë s’duhet t’i bëni nëse arrestoheni

Arrestimi - foto ilustrim

Foto: Ilustrim

Mbajtja e rendit dhe e qetësisë gjithmonë është veprimi më i duhur nëse nuk doni të keni telashe me ligjin. Por, në rast se përballeni me policinë ose me ndonjë arrestim të mundshëm, ekzistojnë disa porosi se çka duhet nuk duhet vepruar.

Roboti virtual, ChatGPT, i ka renditur disa prej veprimeve që duhet shmangur.

Mos rezistoni - Rezistenca fizike ose verbale ndaj zyrtarëve policorë mund të shkaktojë akuza shtesë ndaj jush dhe përshkallëzim të situatës. Qëndroni të qetë dhe zbatoni urdhrin e personit zyrtar.

Mos bëni deklarime pa praninë e avokatit – Çka do që do t'iu thoni zyrtarëve të policisë do të mund të përdoret para trupit gjykues kundër jush. Është shumë e rëndësishme që të kërkoni avokatin apo mbrojtësin juridik dhe të jepni informacion vetëm kur ai është prezent.

Mos tentoni t'i korruptoni - Tentativa për t'iu dhënë para ose sende të tjera në formë ryshfeti do të shkaktojë akuza shtesë ndaj jush dhe situatën do ta keni më të vështirë.

Mos e pranoni fajësinë menjëherë - Edhe nëse mendoni se jeni fajtor, nuk rekomandohet që ta pranoni fajësinë para policëve, pasi këtë duhet ta dëgjojë vetëm trupi gjykues.

Rrini të qetë dhe konsultohuni me avokatin tuaj.

Respektimi i këtyre këshillave, sipas ChatGPT, do të ju ndihmojë të mbani situatën sa më të qetë dhe do të ulni gjasat për të përshkallëzuar situatën.

Mundohuni që sa më parë të gjeni një avokat për rastin tuaj.