Kuriozitet

Kafeneja në Melbourne që lufton vetminë

Kafeja

Gaye Martin hyn në një kafe në periferinë veriore të Melbournit për të takuar një grup grash.

Në shikim të parë, takimi duket si grumbullim rutinor për çaj a kafe. Por ky grup i grave e ka një synim specifik – luftimin e izolimit social. Dhe është krijuar nga një vullnetarja e përkushtuar, Martin.

Ajo thotë se ideja i lindi kur, pas pensionimit, pa se sa shumë banorë të zonës ku ajo jeton, ndihen të vetmuar. Nëpërmjet medieve sociale dhe mesazheve që i përhapi, Martini mundësoi që kafeneja lokale të shndërrohet në një klub për të ndihmuar edhe gra tjera që të shoqërohen mes vete.

Ndonëse nuk ekzistojnë të dhëna të besueshme mbi telashet me vetminë në lokacione të caktuara, Martini nuk është e vetmja që e ka vërejtur trendin e izolimit social në zonat përreth Australisë.

Zëvendëskryebashkiaku i Craigieburnit, Naim Kurt, thotë se këtë problem e ka identifikuar gjatë bisedave me banorë.

E nëpërmjet takimeve të rregullta javore në kafenenë në Craigieburn, gratë kanë arritur që të sigurojnë një rrjet të mbështetjes.

Pas bisedave të gjata, të shoqëruara me çaj apo kafe, nata në këtë klub përfundon përherë me vallëzim, me porosi e mesazhe të shkruara për secilin pjesëmarrës dhe me ndjenjën e ndërveprimit përbrenda komunitetit.