Kuriozitet

“Ishte e frikshme”, modelja tregon “tmerrin” që përjetoi në pushimet në Maldive

TikTok

Një modele u ankua në TikTok se pushimet e shtrenjta në Maldive nuk i dolën siç i kishte planifikuar.

Gruaja e quajtur Julia Cholewczynska ka publikuar një video ku në ditët e para tha se dukej bukur, por më pas moti me shi ia prishi komplet qëndrimin.

Në video ajo shihet duke e hapur me vështirësi derën pasi erërat e forta e bllokuan në shtëpizë.

“Ishte me të vërtetë e frikshme, s’dua të kthehem më në Maldive”, ka shkruar Cholewczynska.