Pasuria e një punëtori indian ka ndryshuar brenda natës pasi ka gjetur një diamant të madh në një minierë në Madhya Pradesh.
Diamanti 19.22 karatë pritet të arrijë vlerën rreth 88 mijë euro në ankand.
Raju Gound ka thënë se gërmonte në miniera në qytetin Panna për më shumë se 10 vjet me shpresën se do të gjente një diamant.
Panna është e famshme për rezervat me diamante dhe njerëzit shpesh marrin me qira miniera të lira nga qeveria për të kërkuar gurët e çmuar.
Çdo gjetje në miniera i kalohet autoriteteve qeveritare që e vlerësojnë gurin e gjetur dhe më pas bëhet edhe shpërblimi i atij që e ka gjetur.