Kuriozitet

“I dashuri ka vdekur, por është aktiv në Snapchat”, gruaja tmerrohet me rrjetin social

Snapchat

Një grua ka mbetur e tmerruar pasi tha se vazhdon t'i shfaqet llogaria e ish-të dashurit në rrjetin social Snapchat.

Mirror ka shkruar se gruaja që s'iu bë i ditur identiteti, u ankua në Reddit se ish-i i dashuri kishte vdekur, por llogaria e tij vazhdon të jetë aktive në Snapchat.

“Ish-i dashuri vazhdon të më sugjerohet si mik. Snapchat thotë se ai ka qenë aktiv në ditët e fundit”, ka shtuar ajo.

Gruaja tha se është shqetësuar nga kjo, derisa disa i komentuan duke thënë se ka mundur që dikush tjetër t'ia ketë marrë llogarinë ose edhe numrin me të cilin e kishte hapur llogarinë në Snapchat.