Kuriozitet

Hëna e plotë rozë këtë muaj do të duket më e vogël se zakonisht

hena

Foto: Getty

Admiruesit e hënës mund të vërejnë se hëna e plotë e prillit duket më e vogël se zakonisht këtë muaj, dhe pavarësisht se njihet si “hëna rozë” përreth saj do të ketë ndriçimin në të bardhë dhe të artë.

Njerëzit shohin një mikro-hënë pasi ajo është në pikën më të largët nga Toka, sipas NASA-s.

Shkencëtari Noah Petro ka shpjeguar se orbita e hënës rreth Tokës nuk është perfekte, pasi është në formën e vezës dhe përgjatë vitit ka pika kur ajo është më afër Tokës dhe kur është më larg, shkroi CNN. 

Mikro-hëna e prillit do të jetë më e vogla nga tri mikro-hënat që do të shfaqen gjatë vitit 2025, me tjetrën që do shfaqet në maj.

Kjo hënë ndryshe njihet si hëna rozë jo sepse merr këtë ngjyrë, por sepse lidhet me arritjen e çeljes së luleve në fillim të pranverës.