Kuriozitet

"Guinness" konfirmon burrin më të moshuar në botë

John Alfred Tinniswood

111-vjeçari John Alfred Tinniswood nga Anglia tani është burri më i moshuar në botë, pas vdekjes së 114-vjeçarit Juan Vicente Perez.

112-vjeçari Gisaburo Sonobe nga Japonia pritej të ishte më i moshuari, por u konfirmua se ai kishte vdekur më 31 mars.

Mosha e saktë e Johnit është 111 vjet e 223 ditë.

Ai jeton në një shtëpi kujdesi në Southport. Pasi u konfirmua se ai është më i moshuari në botë, atij i është dhënë edhe certifikata nga Rekordet Botërore Guinness.

Pavarësisht moshës, John është i aftë të kryejë disa gjëra.

VIDEO: