Kuriozitet

Gruaja me gjuhën më të gjatë në botë

Gruaja me gjuhën më të gjatë në botë

Chanel Tapper është gruaja me gjuhën më të gjatë në botë dhe për këtë mban rekordin Guinness.

Gjuha e saj është 9.75centimetra e gjatë dhe mund ta prekë hundën dhe nën pjesën nën mjekër.

Por, ajo që i pëlqen asaj të bëjë është t’ua tregojë njerëzve gjuhën dhe ata të mbesin të habitur, shkroi Guardian. 

“Sinqerisht, reagimi më i mirë që dikush mund ta japë kur sheh gjuhën time është bërtitma”, ka thënë ajo.

“Njerëzit bërtasin të tronditur, ose të tmerruar, dhe është e preferuara ime sepse është qesharake për mua të shohësh këtë përgjigje”.

Qysh 11 vjeç, Tapper nisi t’i ngacmonte njerëzit përreth duke nxjerrë gjuhën jashtë dhe duke i bërë të qeshnin. Disa vite më vonë ajo u bë virale në Youtube kur u pa në një video me gjuhën jashtë gojës.

Më në fund, Rekordet Guinness e ftuan në një ngjarje në Los Angeles më 2010 për t’ia matur gjuhën dhe nëse meritonte një vend në databazën e organizatës. Ajo mundi dy konkurrentë aty dhe ende mban rekordin.

 VIDEO: