Një hotel është gjobitur me 2.217 euro nga Inspektorati i Punës për arsye mjaft të pazakontë – mosregjistrimin e detajuar të pazuave ditore të punëtorëve.
Ilona Bugelnig, e cila që nga viti 2012 drejton hotelin “Landhaus Moserhof” në Gumpoldskirchen së bashku me bashkëshortin e saj, u përball për herë të parë me një masë të tillë ndëshkuese, ndonëse deri tani nuk kishte pasur asnjë problem ligjor.
Edhe pse punëtorët e saj kanë fleksibilitet për të bërë pushime kur të dëshirojnë, inspektorati kërkonte që edhe pushimet më të vogla – si pauzat – të regjistroheshin zyrtarisht.
“Punonjësit tanë mund të pushojnë kur të duan, ajo që bëjnë gjatë atyre momenteve është çështje private”, u shpreh Bugelnig për gazetën “Heute”.
Për t’iu përshtatur rregullave, ajo tashmë planifikon të instalojë sistem elektronik të regjistrimit të kohës dhe t’i nxisë punonjësit të mbajnë shënime mbi pushimet e tyre, pavarësisht se kjo mund të jetë e lodhshme për ta.