Pasagjerët u evakuuan nga një tren në Hong Kong gjatë orarit të mëngjesit kur një gjarpër i madh u pa në kabinë.
Autoritetet policore thanë se qytetarët vunë re gjarprin që po lëvizte nëpër një vagon treni, duke i detyruar ata të zbrisnin, shkroi Upi.
Pasagjerët hipën në një tren tjetër, derisa punonjësit e kapën zvarranikun për ta larguar.
Gjarpri u identifikua se nuk ishte helmues dhe do të dërgohet në një qendër trajtimi.