Kuriozitet

Francezja thyen rekordin botëror me ngjitjen me litar në Kullën Eiffel

Francezja thyen rekordin botëror me ngjitjen me litar në Kullën Eiffel

Një franceze e ka thyer rekordin botëror të ngjitjes me litar me ngjitjen në Kullën Eiffel të mërkurën.

Anouk Garnier ngjiti 110 metra për 18 minuta për ta vënë rekordin dhe për të mbledhur para në mbështetje të parandalimit të kancerit.

“Ëndrra ime u bë realitet. Është magjike”, ka thënë ajo.

Garnier ka treguar se pati probleme gjatë ngjitjes, si moti që nuk ishte shumë i mirë, por se nuk ndaloi për asnjë çast, shkroi Guardian. 

Rekordi i kaluar mbahej nga atleti Thomas Van Tonder, i cili ngjiti 90 metra me litar mes Kullave Soweto në Johannesburg në vitin 2020.

Garnier tani mban rekordin për ngjitjen më të lartë ndonjëherë. Ajo filloi ngjitjen me litar në vitin 2022 dhe nga atëherë vazhdoi sfidat.

Ajo ka thënë se është përgatitur për një vit për ngjitjen në Kullën Eiffel.