Një grua tha se kishte vizituar një burg të vjetër në Britaninë e Madhe, e pasi kishte shkrepur disa fotografi, kishte vërejtur sekretin në të. Mirror shkroi se gruaja Tania Woods vizitoi burgun Bodmin që është ndërtuar në Cornwall në 1779-n, por që dikur u shndërrua në zonë turistike, e vizitën vendosi ta vuloste duke shkrepur fotografi.
Ajo pretendon se në një nga fotografitë kapi një dukuri paranormale, të ekzistimit të krijesave që shkenca zyrtarisht s'i njeh.
“Nuk e kuptova se kisha fotografuar fantazmën derisa u ktheva në shtëpi, unë jetoja në Cornwall në atë kohë”, ka deklaruar ajo në një grup në Facebook ku e kishte botuar fotografinë misterioze.
Woods ka shtuar se vazhdon të jetë e frikësuar me atë që i ndodhi në burgun e famshëm.
Burgu Bodmin ka shërbyer nga 1779-a deri në 1927-n, i njohur si burgu i parë britanik që mbante të burgosur në qeli individuale.
Ai ishte përdorur për burgosjen e kriminelëve të zonës, e gjatë Luftës së Parë Botërore u përdor si zyrë për ruajtjen dhe arkivimin e dokumenteve shtetërore të Britanisë. Tash ka mbetur si rrënojë dhe vend turistik.
Burgu njihet si famëkeq pasi shumë pretendojnë se në të fshihen fantazma dhe shpirtra të këqij, e ata që i besojnë kësaj teorie shpesh janë futur në të për t'i hulumtuar.