Një autostradë në Kaliforni u “ëmbëlsua” pasi kamioni që po bartë çokollatë u aksidentua dhe u dogj.
Upi ka shkruar se autoritetet policore dhe zjarrfikësit dolën në vendngjarje, ku panë disa tonelata çokollatë që ishin shkrirë në mes të rrugës.
Zjarri u shua me sukses, por çokollata u shtri dhe kjo bëri që autoriteteve t'iu duheshin disa orë për ta pastruar rrugën.
Nuk ka të lënduar nga ky incident.