Kuriozitet

Eklipsi i pjesshëm bëhet i dukshëm të shtunën

eklips

Foto: Associated Press

Një eklips i pjesshëm do të shfaqet në hemisferën veriore këtë fundjavë.

Eklipsi do të jetë i dukshëm të shtunën dhe mund të shihet edhe nga Evropa.

Gjatë një eklipsi të pjesshëm diellor, hëna kalon mes diellit dhe Tokës. Hëna hedh një hije në Tokë dhe bllokon pjesërisht diellin, duke e bërë të duket si gjysmëhënë. Ekspertët këshillojnë që të mbrohen sytë gjatë kohës që shfaqet ky eklips.

Eklipset diellore dhe hënore ndodhin çdokund nga katër deri shtatë herë në vit, sipas NASA-s.

Një tjetër eklips i plotë hënor ose i pjesshëm diellor do të rikthehet në shtator dhe më së miri do të shihet nga Antarktika dhe Zelanda e Re.