Kuriozitet

Dy rekorde të reja në Mount Everest

Kami Rita Sherpa - nepalezi qe mban rekordin per ngjitje ne Mount Everest

Foto: Getty Images

Mount Everest ka parë dy ngjitje të reja rekorde të dielën, raporton "BBC". 

Sherpa nepaleze Kami Rita, është ngjitur në malin më të lartë në botë (8849 metra) për herë të 29-të, që është personi që më së tepërmi ka pushtuar Everestin. E britaniku Kenton Cool është ngjitur për herë të 18-të, që është bërë i huaji me më së shumti pushtime të Everestit. 

Kami Rita Sherpa 54-vjeçar mbante rekordin edhe më herët për numrin e ngjitjeve në Everest. 

Ai është duke punuar si udhërrëfyes për më tepër se dy dekada, dhe së pari ngjiti Everestin në vitin 1994. Ai është ngjitur së paku një herë gati çdo vit që nga atëherë. 

Stinori i ngjitjeve në Mount Everest ka filluar këto ditë, ndërsa priten qindra alpinistë të ngjiten në javët në vijim. 

Kami Rita u ngjit të dielën rreth orës 7:30 me kohë lokale.  Javën e kaluar ai shkroi se “po ngjitet në majë të botës” për herë të 29-të.