Një vazo 3,500-vjeçare aksidentalisht është thyer e bërë copa-copa nga një djalosh që po vizitonte një muze në Izrael.
Nga muzeu “Hecht” në Haifa kanë thënë se ena daton nga Epoka e Bronzit dhe se ishte një artefakt i rrallë për shkak se ishte e padëmtuar.
Ka qenë e shfaqur afër hyrjes së muzeut, pa xham, pasi muzeu beson se sjell fat nëse i shfaq gjetjet arkeologjike “pa pengesa” – të tillë si pa xham.
Nga muzeu është thënë se ishte aksident dhe se djali e familja e tij janë ftuar sërish në një tur të organizuar.
“Ka raste kur gjërat e shfaqura dëmtohen qëllimisht, dhe rastet e tilla trajtohen me seriozitet. Në këtë rast nuk ishte ashtu. Vazoja aksidentalisht u dëmtua nga një fëmijë që po e vizitonte muzeun”, thuhet në përgjigjen e muzeut për BBC-në.