Kuriozitet

Dadoja shikon poshtë shtratit për përbindësha, por aty gjen një burrë të fshehur

Dadoja shikon poshtë shtratit për përbindësha, por aty gjen një burrë të fshehur

Një dado në Kansas që ishte pyetur nga fëmija për të cilin po kujdesej për të shikuar nën shtrat për përbindësha, u trondit kur pa se një burrë po fshihej aty.

Ngjarja ndodhi më 24 mars kur dadoja donte ta vinte në gjumë fëmijën, por ai ishte i frikësuar se nën shtrat kishte përbindësha.

“Një fëmijë u ankua se ishte një përbindësh nën shtrat. Kur viktima u përpoq t’i tregonte fëmijët se nuk kishte asgjë nën shtrat, ajo u përball me një të dyshuar që po fshihej aty”, ka thënë policia.

I dyshuari iku nga shtëpia para se policët të arrinin aty, shkroi Guardian.

Megjithatë i dyshuari u identifikua si një 27-vjeçar që më herët kishte jetuar aty. Dhe të nesërmen u arrestua.