Vdekjet ndodhin edhe në lartësi të mëdha, si në ato të aeroplanit, por asnjëherë nuk reagohet në mënyrën e njëjtë. Të paktën kështu ka thënë kapiteni veteran i “Air Canada”, Doug Morris, i njohur si pilot që është përballur me situata të ndryshme.
Për 35 vjet karrierë, piloti i njohur ka thënë se vetëm një herë kishte përjetuar që një pasagjer të vdiste në mes të fluturimit, shkruan DailyMail.
Por si reagohet në të tilla raste?
Piloti në librin e tij autobiografik shkruan se varet prej rastit, por një veprim është i njëjtë. Kur dyshohet se një pasagjer ka vdekur, ekuipazhi i kabinës duhet t'i kontaktojë menjëherë autoritetet për një vdekje të supozuar në bord.
Ai nuk konsiderohet i vdekur derisa autoriteti mjekësor të vërtetojë vdekjen. Pra, vetëm një mjek i licencuar mund të shpallë vdekjen ka shkruar ai.
Sipas Morrisit, kur një person vdes stjuardesat duhet të kujdesen për trupin e viktimës dhe pasagjerët të qëndrojnë në vend.
“Nëse është e mundur, pasagjerët zhvendosen, e nëse jo, atëherë trupi zhvendoset. Ai mbulohet me një batanije deri në qafë, shtrihet karrigia, lidhet rripi i sigurisë dhe përdoren jastëkët. Më pas, kur avioni ulet, stjuardesat janë të parat që zbresin dhe me stafin bëjnë zbarkimin e trupit të viktimës derisa të mbërrijë autoriteti i mjekësisë ligjore”, shkruan ai në librin “Piloti juaj që ju flet”.
Në shumicën e rasteve në aeroplan qëndron një mjek i reagimit të shpejtë.
LEXO EDHE: