Kuriozitet

“Burrin e kam gënjyer për 20 vjet”, gruaja tregon sekretin e lidhjes

Sekreti i lidhjes

Një grua ka rrëfyer se për 20 vjet e ka gënjyer bashkëshortin e saj.

Në një rrëfim në TikTok, gruaja që s'iu bë i ditur identiteti është shprehur se kur e kishte takuar, me qëllim që t'i bënte përshtypje, ia kishte gatuar një ushqim me sosin ‘curry’ por në një mënyrë shumë tradicionale. Ajo nuk ka pranuar t'i tregojë sekretin e këtij ushqimi burrit të saj, ka shkruar Mirror.

“Gjatë muajve të fillimit, derisa po përpiqesha shumë t’i bëja përshtypje, i ofrova t'i gatuaja sosin ‘curry’ e recetës sekrete të gjyshes sime, të cilën e ka transmetuar fshehurazi për breza. Derisa i shtoja domate dhe qepë të copëtuara, bleva disa përbërës dhe shtova përbërësin magjik: feta bananeje (më besoni, funksionon) - Unë u nisa për t'i bërë përshtypje të dashurit tim të ri me aftësitë e mia në gatim”, ka deklaruar gruaja që në TikTok prezantohet si “LuAnna”.

Ajo tha se bashkëshortit i kishte pëlqyer jashtë mase ky lloj sosi i përgatitur, por që asnjëherë s'ia kishte treguar.

"Familja e tij ishte mahnitur nga sosi tradicional dhe më tha se ishte sosi më i mirë që kishte provuar ndonjëherë. Nuk ia thashë asnjëherë, gjithmonë i thoja se ka përbërës të tjerë, por asnjëherë sekretin”, ka theksuar gruaja.

Ajo ka potencuar se gjithmonë blinte shumë përbërës në treg, ndonëse nuk i përdorte, por vetëm me qëllim që të fshihte sekretin nga bashkëshorti. Sipas saj, sekretin e këtij sosi mund ta dinë vetëm vajzat e saj kur të rriten.